Me shefin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, që tani besohet se është në Bjellorusi duke trajnuar luftëtarët e tij, Polonia ka njoftuar këtë mëngjes se do të zhvendosë trupat në frontin e saj lindor si përgjigje.
Kreu i komitetit të sigurisë së Polonisë, Zbigniew Hoffmann, tha për mediat shtetërore se stërvitjet midis Wagner dhe ushtrisë bjelloruse “janë padyshim një provokim”.
Hoffman tha se ministri i mbrojtjes ka vendosur të lëvizë trupat pasi ka analizuar “kërcënimet e mundshme”, përfshirë ndarjen e njësive të Wagner.
Në një video të publikuar të martën që shfaq Prigozhin, ai dëgjohet duke mirëpritur luftëtarët e tij në Bjellorusi, duke thënë se stërvitja e tyre do ta bëjë ushtrinë bjelloruse të dytën më të mirë në botë./UBTNews/