UBT News

Polonia do të kërkojë kompensim nga BE për çdo tank Leopard të dërguar në Ukrainë

This picture taken on May 19, 2022 shows soldiers on a Polish Leopard tank as troops from Poland, USA, France and Sweden take part in the DEFENDER-Europe 22 military exercise, in Nowogard, Poland. - Poland's Defence Minister Mariusz Blaszczak on January 24, 2023 said Warsaw had asked Germany for permission to send its German-made Leopard tanks to Ukraine. - ALTERNATIVE CROP (Photo by Wojtek RADWANSKI / AFP) / ALTERNATIVE CROP (Photo by WOJTEK RADWANSKI/AFP via Getty Images)

Polonia do të kërkojë rimbursim nga Bashkimi Evropian për çdo tank Leopard që dërgon në Ukrainë, tha të martën kryeministri polak.

Në një intervistë me transmetuesin polak TVN, Mateusz Morawiecki tha se kërkesa do të jetë “një tjetër provë e vullnetit të mirë të Bashkimit Evropian” dhe shpreson se do të ndodhë.

Qeveria gjermane ka marrë kërkesën polake për të eksportuar tanke luftarake Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë, tha një zëdhënës për CNN.

Gjermania deri më tani i ka rezistuar thirrjeve nga Polonia, SHBA dhe një pjesë e vogël e vendeve të tjera të NATO-s për të transferuar tanket në Ukrainë, ose për të autorizuar vendet tjera që të dërgojnë disa nga Leopardët e tyre në Kiev.

Kjo situatë ka krijuar moskuptime mes liderëve gjermanë dhe polakë. Morawiecki akuzoi Gjermaninë se po humb kohë në marrjen e një vendimi.

“Ne po përgatisim vendimin tonë dhe ai do të vijë shumë shpejt”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius gjatë një konference të përbashkët shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg të martën, duke shtuar se nëse vendimi është për të dërguar tanket, Gjermania do të jetë në gjendje “të veprojë shumë shpejt”./UBTNews/

Exit mobile version