Prodhuesi polak i armëve, Polska Grupa Zbrojeniowa (PGZ), planifikon të hapë një qendër shërbimi për tanket Abrams të prodhuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një marrëveshje për krijimin e qendrës u nënshkrua të hënën nga PGZ dhe prodhuesi amerikan i tankeve General Dynamics Land Systems.
“Si një partner i besueshëm për ushtrinë, ne jemi përgjegjës për mbështetjen e njësive në ruajtjen e efikasitetit të çdo lloj pajisjeje që përdoret nga ushtria polake ose që po fillon të përdoret”, tha shefi ekzekutiv i PGZ-së, Sebastian Chwalek, në një deklaratë.
Varshava ka premtuar se do të dyfishojë madhësinë e ushtrisë së saj, të shpenzojë 4 për qind të PBB-së së Polonisë për mbrojtjen në vitin 2023 dhe ka porositur 250 tanke Abrams përveç 116 atyre të modernizuar./UBTNews/