Polonia do të fillojë vaksinimin e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç nga 7 qershori. Kështu deklaroi Michal Dworczyk, ministri i ngarkuar me programin e vaksinimit.
Të hënën, Këshilli Mjekësor Polak aprovoi vaksinimin e fëmijëve të kësaj grupmoshe pasi Bashkimi Evropian autorizoi përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech për fëmijët e moshës 12-vjeçare.
Dworczyk deklaroi se fillimisht vaksinimi do të bëhet në qendrat e vaksinimit, e nga shtatori do të jetë në dispozicion edhe në shkolla.
Vaksinat ndaj koronavirusit aktualisht janë në dispozicion për këdo nga mosha 16-vjeçare. Deri më tani, 64% e të rriturve kanë marrë një dozë dhe 22% janë plotësisht të vaksinuar./UBTNews