Polonia po tregohet “e kujdesshme” duke dërguar trupa në kufirin me Bjellorusinë, ka thënë një ish-zyrtar ushtarak.
Vendi është vendosur të dërgojë deri në 10,000 trupa për të forcuar mbrojtjen kufitare dhe për të “trembë” sulmuesit e mundshëm.
“Unë nuk do të thoja se ata kanë qenë të kujdesshëm. Ata po tregohen të kujdesshëm”, i tha Sky News gjenerallejtënant Sir Simon Mayall.
Ai shpjegoi se Polonia po riarmatoset për momentin dhe po vlerëson një “provincë kufitare mjaft të rrezikshme” me Bjellorusinë.
“Ata kanë pasur një marrëdhënie shumë të gjatë, mjaft të ndërlikuar me Bjellorusinë”, shtoi ai.
“Në shumë mënyra, Zoti i ndihmon ata që ndihmojnë veten”./UBTNews/