UBT News

Polonia dhe shtetet baltike paralajmërojnë mbylljen e kufirit me Bjellorusinë

Ministri i Brendshëm i Polonisë, Mariusz Kaminski tha se Varshava dhe shtetet baltike do të mbyllin kufijtë e saj tërësisht me Bjellorusinë nëse ndodh një “incident kritik” që përfshin mercenarët e Wagnerit.

Anëtarët e BE-së, Letonia, Lituania dhe Polonia, të cilat ndajnë kufirin me Bjellorusinë, janë gjithnjë e më të shqetësuara për çështjet e sigurisë qëkur qindra mercenarë rusë të Wagnerit shkuan në Bjellorusi me ftesë të presidentit Alexander Lukashenko.

“Ne kërkojmë nga autoritetet në Minsk që Grupi Wagner të largohet menjëherë nga territori i Bjellorusisë dhe që migrantët e paligjshëm të largohen menjëherë nga zona kufitare dhe të kthehen në vendet e tyre të origjinës”, tha Kaminski në një konferencë për media.

“Nëse ka një incident kritik, pavarësisht nëse është në kufirin polak apo lituanez, ne do të hakmerremi menjëherë. Të gjitha pikat kufitare që janë hapur deri më tani do të mbyllen”, tha ai./UBTNews/

Exit mobile version