UBT News

Polonia dhe Lituania bëjnë thirrje për kufizime në sektorin bërthamor të Rusisë

Polonia dhe Lituania po i kërkojnë Bashkimit Evropian të vendosë kufizime ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, në kuadër të sanksioneve të reja.

“Është gjithnjë e më e vështirë të arrihet unanimiteti i nevojshëm në BE për më shumë sanksione. Megjithatë, ne do të propozojmë një paketë të re”, tha një diplomat i lartë.

Ukraina tashmë i ka bërë thirrje BE-së që të sanksionojë kompaninë shtetërore ruse të energjisë bërthamore, Rosatom, në kuadër të raundit të ardhshëm të sanksioneve. Megjithëse kjo ishte bllokaur nga Hungaria.

Paketa e dhjetë e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë do të jetë gati në përvjetorin e parë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, më 24 shkurt.

Diplomatët pritet t’i propozojnë bllokut që të ndalojë propagandën e mediave ruse si dhe të shkurtojë edhe shumë banka të tjera ruse nga sistemi global i mesazheve SWIFT.

Në fillim të këtij muaji, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se blloku do të vendosë sanksione edhe ndaj Bjellorusisë për ndihmën që i ofroi Rusisë në luftë./UBTNews/

Exit mobile version