UBT News

Polonia dëshiron që ushtarët amerikanë të qëndrojnë edhe pas misionit të përkohshëm

Ministri i Jashtëm polak, Zbigniew Rau, do të kërkojë në Uashington që trupat e reja amerikane, të cilat do të jenë pjesë e vendimit të presidentit amerikan Joe Biden për të dërguar një kontingjent shtesë ushtrie në Evropën Lindore, të mbeten atje pas skadimit të misionit të përkohshëm, tha sot një zyrtar polak para nisjes së Rau drejt SHBA-së.

Administrata e Biden njoftoi të mërkurën se po dërgonte 3.000 trupa shtesë në Evropë dhe ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blazczak tha se 1.700 trupa do të mbërrinin në Poloni nga ky numër.

“Është e natyrshme që diplomacia polake po kërkon mënyra për të rritur praninë e aleatëve në formën e rotacionit të përhershëm”, tha zëvendësministri i Jashtëm Marcin Przydac për Reuters.

Ministri Rau nesër në Uashington do të takohet me sekretarin e Shtetit Antony Blinken për të përcaktuar se kur dhe ku do të vendosen trupat amerikane në Poloni dhe do të diskutohen sanksionet e mundshme kundër Rusisë.

Exit mobile version