Polonia ka arrestuar një shtetas rus dhe po e akuzon për spiunazh, tha të martën një zëdhënës i ministrit polak. Ai po jetonte në Poloni qe 18 vjet dhe ushtronte aktivitet biznesi.
Shtetasi rus u arrestua më 6 prill dhe do të mbahet në paraburgim për tre muaj.
Në mars, Polonia dëboi 45 diplomatë rusë të dyshuar se punonin për inteligjencën ruse dhe Moska u hakmor duke dëbuar 45 diplomatë polakë këtë muaj./UBTNews/