UBT News

Polonia arreston një atlet rus, dyshohet për spiunazh

Polonia ka arrestuar një atlet profesionist rus i dyshuar për spiunazh. Në një deklaratë të premten, Agjencia Polake e Sigurisë së Brendshme tha se fillimisht e arrestoi atletin më 11 qershor lidhur me hetimet mbi një rrjet të dyshuar spiunazhi rus.

Agjencia njoftoi se bashkë me të janë arrestuar edhe 14 të dyshuar të tjerë.

Më 13 qershor, Gjykata e Qarkut në qytetin e Lublinit nxori një vendim përmes së cilit i dyshuari mbahet në paraburgim për një periudhë prej tre muajsh.

Sipas deklaratës së agjencisë së sigurisë, provat e mbledhura tregojnë se i dyshuari është “një sportist profesionist” që i përket një klubi të ligës së parë. Për inteligjencën e huaj, “ai kreu detyra të porositura në territorin e Republikës së Polonisë, duke përfshirë identifikimin e infrastrukturës kritike”, thuhet në deklaratë./UBTNews/

Exit mobile version