UBT News

Politikani australian e kishte veshur uniformën naziste në festën e ditëlindjes së tij të 21-të

Një nga top politikanët më të njohur të Australisë e pranoi se kishte veshur uniformën naziste në ditëlindjen e tij të 21-të, për çka edhe kërkoi falje.

Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor (NSW), Dominic Perrottet, 40 vjeç, zbuloi incidentin të enjten, dy ditë pasi një koleg e ngriti këtë çështje. Ai tha se ky ishte një gabim i tmerrshëm të cilin e bëri kur ishte i ri dhe naiv.

Lideri i koalicionit konservator të shtetit, Perrottet përballet me zgjedhjet pas dy muajsh.

“Jam thellë i turpëruar me atë çfarë bëra”, ju tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi.

“Atë kohë, nuk e kuptoja domethënien e asaj uniforme”, deklaroi ai tutje.

“Më vjen vërtet keq për lëndimin dhe dhimbjen që kjo do të shkaktojë… veçanërisht për anëtarët e komunitetit hebre, të mbijetuarit e Holokaustit, veteranët dhe familjet e tyre”, shtoi ai.

Ngjarja ndodhi në vitin 2003, dy vjet para se princi Harry të fotografohej në një uniformë naziste.

Perrottet tha se nuk e dinte nëse ekzistonte një foto e tij me këtë uniformë dhe mohoi se pranimi i tij u bë për të parandaluar publikimin e ndonjë fotoje të tillë./UBTNews/

Exit mobile version