UBT News

Policia, zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore lirohen nga pagesa në Trafikun Urban në Prishtinë

Përveç pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), tani edhe Policia, Zjarrfikësit e nxënësit e shkollave fillore të komunës së Prishtinës do të lirohen nga pagesa e biletave në autobusët e Trafikut Urban.

“Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Prishtinës lirohen nga pagesat e përdorimit të trafikut urban. Ky vendim u mor në shenjë falënderimi për punonjësit e linjës së parë dhe për të stimuluar përdorimin e transportit publik tek gjeneratat e reja”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Ky vendim ka hyrë në fuqi ditën e sotme.

Exit mobile version