UBT News

Policia zbulon tetë bimë kanabis në një shtëpi në Kaçanik

Marijuana plants grow on the grounds of the Bob Marley Museum in Kingston, Jamaica, June 9, 2015. AFP PHOTO/ROBYN BECK

Policia e Kosovës ka konfiskuar tetë bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa gjatë një kontrolli të realizuar në Kaçanik.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:30 në rrugën “UÇK-ja”, pas pranimit të informatave se në një pronë po kultivoheshin bimë narkotike.

Njësitë policore kanë kryer kontroll në shtëpinë e një të dyshuari mashkull kosovar, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tetë vazo me bimë të mbjella kanabis sativa, si dhe shishe që dyshohet se përdoreshin për ujitjen e tyre.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar.

Hetimet për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimës së kanabisit” janë duke vazhduar.

Exit mobile version