Shtatë të arrestuar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë
Shtatë persona janë arrestuar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Ky operacion policorë te Ministria e Bujqësisë është vazhdimësi e operacionit të mëhershëm subvencionet.
“Subvencionet 2021” u zhvillua muaj më parë ku ishin arrestuar disa persona nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës, transmeton Klan Kosova.
Haxhiu: Përgëzoj institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm e në kurriz të qytetarëve, do të japin përgjegjësi.
Ky reagim i saj vjen pas aksionit të policisë te Ministria e Bujqësisë në vazhdimin e aksionit ‘Subvecionet 2021’ – nën dyshimet për keqpërdorime për subvencione në bujqësi, njofton Klan Kosova.
Ajo ka përgëzuar institucionet për punën lidhur me këtë rast.
“Zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm e në kurriz të qytetarëve, do të japin përgjegjësi.
Përgëzoj institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione. Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë!
Shteti i së drejtës nuk ka alternative”, shkroi Haxhiu.
Policia deklarohet për aksionin te Ministria e Bujqësisë
Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me operacionin që po zhvillohet tek Ministria e Bujqësisë në kuadër të aksionit “Subvencionet”.
“Policia e Kosovës, me autorizim të organeve kompetente ka filluar një operacion të gjerë policorë, i cili është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme.
“Ky operacion policorë është vazhdimësi e operacionit të mëhershshëm subvencionet.P as përfundimit të operacionit policorë do të bëhen të ditura detaje shtesë”, thuhet në një përgjigje të policisë për Klankosova.tv.
“Subvencionet 2021” u zhvillua muaj më parë ku ishin arrestuar disa persona nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës.