UBT News

Policia u del në ndihmë banorëve që mbetën të ngujuar në Stankaj të Rugovës

Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se u ka dalë në ndihmë banorëve që mbeten të ngujuar në Stankaj të Rugovës.

“Dje, më datë 02.12.2021, nga disa media elektronike është raportuar për një qytetar, i cili ka deklaruar se është bllokuar nga bora në fshatin Stankaj në Bjeshkët e Rugovës. Sot, më datë 03.12.2021, në orët e hershme të mëngjesit, Policia Kufitare gjegjësisht Drejtoria e Policisë Kufitare” Perëndimi” në Gjakovë, kanë vizituar qytetarët e bllokuar G.F si dhe D.N me qëllim që të ju dalin në ndihmë bazuar në nevojat që ata mund të kenë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia njofton se qytetarët janë ndihmuar nga patrulla kufitare që të lëvizin me veturën e tyre dhe të dalin në rrugë të kalueshme ku pastaj ata kanë vendosur të vazhdojnë qëndrimin e tyre në fshatin Stankaj.

Exit mobile version