Policia tuniziane arrestoi të enjten ish-kryeministrin Hamadi Jebali, i cili është po ashtu ish-anëtar i lartë në partinë Ennahda, nën dyshimet për pastrim parash, i tha avokati i tij mediumit Reuters.
Policia në qytetin e Sousse sekuestroi telefonin e Jebalit dhe telefonin e gruas së tij dhe e çoi atë në një vend të panjohur, sipas një deklarate të familjes së tij në Facebook.
Arrestimi i Jebalit ngre shqetësimet e opozitës mbi të drejtat e njeriut që kur presidenti Kais Saied mori kontrollin e pushtetit ekzekutiv vitin e kaluar, një lëvizje që kundërshtarët e tij e quajtën grusht shtet./UBTNews/