Policia në Spanjë ka arrestuar një burrë spanjoll nën dyshimet se i ka dërguar gjashtë letra-bombë kryeministrit spanjoll dhe zyrtarëve të lartë në fund të vitit të kaluar, njoftoi ministria e brendshme e vendit përmes një deklarate.
Arrestimi i tij u bë në qytetin Miranda de Ebro, rreth tri orë me makinë në veri të Madridit, njoftoi zyra e shtypit e ministrisë.
Fatmirësisht vetëm një person u lëndua në Ambasadën e Ukrainës në Madrid. Ai po merrej me letrën, e cila i drejtohej ambasadorit ukrainas.
Autoritetet thanë se pesë letra-bombat e tjera, të gjitha të kapura nga kontrolli i sigurisë, u dërguan në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit. Ato iu dërguan kryeministrit spanjoll, ministrit të mbrojtjes të Spanjës, Ambasadës së SHBA-së në Madrid, një baze të forcave ajrore spanjolle pranë Madridit dhe një prodhuesi spanjoll të armëve në qytetin verior të Zaragozës./UBTNews/