Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 253 tiketa për mosrespektim të ligjit anti COVID. Sipas njoftimit të policisë, janë shqiptuar edhe 1 mijë e 499 tiketa trafiku.
Janë shkaktuar 39 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 14 me të lënduar, si dhe janë arrestuar 18 persona e në mbajtje janë dërguar 15 persona.