Policia e Kosovës ka shqiptuar 2397 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.
Sipas raportit të publikuar nga Policia, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 107 aksidente trafiku me dëme materiale, ndërsa 23 të tjera kanë përfunduar me të lënduar. Fatmirësisht, nuk raportohet për ndonjë aksident me pasoja fatale.
Përveç kësaj, në kuadër të operacioneve të rregullta, autoritetet kanë arrestuar 11 persona, ndërsa 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës vazhdon t’u bëjë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave rrugore, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së pjesëmarrësve në komunikacion.