UBT News

Policia shpërndan dhurata për fëmijët në Gjilan

Policia e Kosovës, sot ka shpërndarë dhurata për fëmijë në komunën e Gjilanit.

Shpërndarja e dhuratave nga ana e zyrtarëve policorë, sipas njoftimit, është bërë me qëllim që tu tregohet fëmijëve se Policia e Kosovës përpos që kujdeset për sigurinë e tyre dhe të gjithë qytetarët, tregon kujdes edhe për gëzimin dhe lumturinë e tyre.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, me datën 27.12.2022 në kuadër të projektit ,,Festojmë së bashku’’ ka vazhduar me shpërndarjen e disa dhuratave për fëmijë në qendrën për përkujdesen ditor ,,Pema’’ në qytetin e Gjilanit, fëmijët e komunitetit Rom si dhe fëmijëve të tjerë në disa lagje të qytetit të Gjilanit të cilët janë takuar nga ana e zyrtarëve policor.”, ka bërë të ditur PK.

Ndryshe, Policia e Kosovës, të shtunën ka ndarë dhurata edhe për fëmijët në veri të Mitrovicës.

Exit mobile version