Policia e Kosovës pos arrestimit të tetë personave të dyshuar për kontrabandë në aksionin e sotëm, ka shpallur në kërkim edhe pesë persona të tjerë.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për Besim Zeqiri i lindur me 01.07.1985, fshati Kaqandolle-Mitrovicë, Halil Sylejmani i lindur me 03.08.1965, Kqiq – Mitrovicë, Festim Sylejmani i lindur me 14.02.1992, Kqiq – Mitrovicë, Fitim Latifi i lindur me 05.04.1992, Kushtovë – Mitrovicë dhe Milan Radisavljevic i lindur me 10.12.1972 – Zubin Potok.
“Policia e Kosovës, lidhur me operacionin e suksesshëm policor të realizuar në katër rajonet e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri, edhe pas arrestimit të tetë (8) personave të dyshuar, ka vazhduar hetimet intensive drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të tjerë që ndërlidhen me kontrabandimin e mallrave. Hetimet intensive drejt identifikimit të personave të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra, janë realizuar nën autorizimin e prokurorisë kompetente, e që kanë rezultuar deri më tani me identifikimin e pesë personave të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim”, thuhet në njoftim./UBTNews