Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Korab (Zeqir) Gashi, i lindur më 1 mars 1982, i cili ndodhet në arrati, për shkak të grabitjes së armatosur dhe plagosjes së zyrtarit policor më datën 22 nëntor 2023 në një argjendari në Suharekë.
Organet e drejtësisë kanë lëshuar fletarrest për Korab Gashin.
Për identifikimin dhe arrestimin e tij policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme. Të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidencale nga ana e policisë. Numrat kontaktues: 192 ose 080019999 ose përmes e-mail adresës elektronike: info@kosovopolice.com
Ndryshe, Korab Gashi arriti të arratiset dy javë më parë nga aksioni i policisë për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë. Gjatë konfrontimit me policinë, mbeti i vrarë vëllai i Korabit, Dukagjin Gashi