Policia ka sekuestruar rreth një mijë kilogram duhan, që ishte futur në Kosovë nga Maqedonia Veriore.
Policia ka treguar se është arritur të identifikohet furgoni Wolsfagen LT, ngjyrë e bardhë, me targa vendore ku edhe u gjet duhani që po kontrabandohej.
Njësia Task Forcës e Policisë Kufitare (DRK-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.
“Si rezultat i kësaj, sot me datë 22.12.2021, rreth orës 11:20, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet furgoni Wolsfagen LT, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari me iniciale (S.S.) shtetas kosovar, i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale. Pas tentativës së tij për t’ju shmangur ndalimit policor dhe futjes së tij në zone urbane në qytetin e Vitisë dhe tentimit të arratisjes se bashku me mallin, autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 13:35 në afërsi të tregut të gjelbër. Gjatë kontrollit janë gjetur 36 thasë duhan të pa përpunuar, rreth njëmijë kilogram (1000 kg). Me rast është duke u marr Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje dhe vendimet e mëtejme do te ndërmerren në konsultim me prokurorin”, thuhet në komunikatën e policisë.
Pas hetimeve preliminare në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës.