Policia e Kosovës njofton se një zyrtare e një banke komerciale në Lipjan ka raportuar se një klient ka deponuar dje në bankë 181 monedha të metalta nga 2 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Sipas policisë janë sekuestruar monedhat e dyshuara dhe rasti është duke u hetuar.
“Sheshi Adem Jashari, Lipjan 04.12.2023-14:40. Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se një klient ka deponuar në bankë 181 monedha të metalta nga dy (2) €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Njësiti i hetimeve në vendin e ngjarjes ka sekuestruar monedhat e dyshuara. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin 24-orësh.