Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë zjarri në fshatin Xërxë të komunës së Rahovecit.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë zjarri: Një pushkë automatike me një karikator dhe një pistoletë me një karikator. Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, lidhur me informatën e pranuar se i dyshuari D. Th., mashkull kosovar, i lindur në vitin 2001, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, me datën 23.07.2024 në koordinim me prokurorin e shtetit, është kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Xërxë-Rahovec”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.