Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 70 aksidente trafiku, prej të cilave 22 me persona të lënduar dhe 48 me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 2,027 tiketa për kundërvajtje në trafik, si pjesë e angazhimeve për rritjen e sigurisë rrugore dhe disiplinimin e drejtuesve të automjeteve.
Në kuadër të aktiviteteve të tjera operative, janë arrestuar 18 persona, ndërsa në mbajtje ndodhen 9.
Policia vazhdon të bëjë thirrje për respektim të rregullave në trafik dhe bashkëpunim me qytetarët për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.