UBT News

Policia po heton vdekjen e një burri që u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës

Policia e Kosovës është duke hetuar rastin e vdekjes së një burri i cili është dërguar nga familjarët pa shenja jetë në Spitalin e Gjakovës. Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:30.

“Rr. Mihaj Gremena, Gjakovë 03.01.2024 – 10:30. Raportohet se nga familjarët (nga prindi i viktimës) është dërguar në Spitalin e Gjakovës viktima mashkull kosovar pa shenja jete”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Exit mobile version