Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh njofton se është iniciuar rast “Hetim i vdekjes” për dy vdekje që kanë ndodhur të dielën në Lipjan dhe Drenas.
Lidhur me rastin në Lipjan, Policia njofton se të dielën rreth orës 13:45 një burrë u gjet pa shenja jete.
“Lipjan 22.06.2025, 13:45. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Kurse, në Drenas po ashtu u raportua se një burrë u gjet pa shenja jete, ndërsa mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës.
“Gllogoc 22.06.2025, NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe emergjenca ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi