UBT News

Policia parandalon edhe një rast të kontrabandës me mallra

Policia e Kosovës ka parandaluar edhe një rast të kontrabandës me mallra në fshatin Glloboqicë. Gjatë kontrollimit të veturës në hapësirën e brendshme dhe bagazhin e veturës është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave komerciale që dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Maqedonisë së Veriut.

“Më 10.05.2022 rreth orës 15:30, gjatë patrullimit, njësia patrulluese kufitare në fshatin Glloboqicë, ka ndaluar automjetin me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari K.G., (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar). Gjatë kontrollimit të veturës në hapësirën e brendshme dhe bagazhin e veturës është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave komerciale që dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Maqedonisë së Veriut. Mallrat i dorëzohen Doganës së Kosovës, kurse policia inicion rastin ‘kontrabanda me mallra’”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Rasti me aktvendim të prokurorisë vazhdon në procedurë të rregullt./UBTNews/

Exit mobile version