UBT News

Policia nis hetimet për disa shkrime te nxitjes së urrejtjes në Zveçan

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është njoftuar se gjatë patrullimit janë vërejtur disa parulla me motive nxitëse të urrejtjes në Zveçan.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari ende është i panjohur, ndërsa për këtë çështje është hapur tashmë hetim.

“Zveçan 21.09.2023 – 12:05. Njësitë policore gjatë patrullimit kanë vërejtur se nga i/të dyshuar deri më tani të panjohur, në muret e disa shtëpive janë bërë disa mbi shkrime me motive të nxitjes së urrejtje. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të iniciohet rasti dhe të vazhdohet me hetime”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version