UBT News

Policia në Skenderaj arreston personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës

Policia në Skenderaj ka njoftuar se është ndaluar i dyshuari S.S ndaj të cilit Gjykata Themelore kishte lëshuar urdhëresën për veprën penale.

“Një urdhëresë e tillë është realizuar dje me datë 14.09.2021, ku rreth orës 10:30 në Skenderaj është ndaluar i dyshuari S.S., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë-Dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën ED.nr. 30/2020, për veprën penale ,,Vjedhje e shërbimeve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Skenderajt.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Exit mobile version