Policia në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1921 gjoba dhe ka pezulluar 22 patentë shoferë.
Po ashtu janë raportuar 94 aksidente trafiku, ku janë lënduar 45 persona.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. tojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: -Stacionit më të afërt policor – Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” – Numrave : 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.”, thuhet në njoftim.