UBT News

Policia në Prishtinë ekzekutoi 182 urdhëresa të gjykatës dhe sekuestroi 10 armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë realizuar 182 urdhëresa të gjykatës gjatë javës së kaluar, në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara në lokacione të ndryshme.

Sipas policisë, 51 nga urdhëresat kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca gjyqësore, verifikime dhe procedura të tjera. Personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara.

Gjatë kësaj periudhe, policia ka sekuestruar edhe 10 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municion.

Në fushën e sigurisë në trafik, janë shqiptuar gjithsej 3.214 gjoba për shkelje të Kodit Rrugor, prej të cilave 384 janë evidentuar nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil./A..K/

Exit mobile version