Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacionet Policore, nga data 01.07.2025 deri me datё 31.07.2025, kanё realizuar 87 urdhёresa tё gjykatave kompetente.
“Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale, nёntёmbёdhjetё (19) nga tё dyshuarit janё dёrguar nё vuajtje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa tё tjerёt janё dёrguar nё seanca gjyqёsore dhe pas kryerjes së obligimeve janë liruar. Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdoj me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga Gjykatat kompetente”, njoftoi Policia e Kosovës.