UBT News

Policia në Pejë identifikon mbi 130 vetura me regjistrim të skaduar

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Pejë nga 11 shtatori ka filluar aktivitetin e tyre me vetura zyrtare me pajisje inteligjente dhe se deri tani ka identifikuar mbi 130 vetura me regjistrim të skaduar.

Policia në Pejë njofton se gjatë këtyre tri ditëve ka arrit ti identifikoi dhe të procedoi sipas ligjit mbi rregullat në komunikacion mbi 130 kundërvajtës, dhe atë për skadim te regjistrimit te automjeteve.

Ndërsa në përgjithësi nga 1 shtatori e deri dje (e enjte), njësia policore në fjalë dhe stacionet policore në kuadër të Drejtorisë rajonale të Policisë në Pejë, kanë shqiptuar rreth 3000 flet gjoba për kundërvajtësit në trafikun rrugor.

“Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Njësisë rajonale të komunikacionit rrugor në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve. Pasi që gjatë muajve që kemi lënë pas aksidentet në komunikacion nuk ishin të paktë me ketë edhe dëmet, lëndimet trupore, por edhe humbje jete”, thuhet në njoftim.

Policia në Pejë apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

Exit mobile version