UBT News

Policia në Mitrovicë parandalon një person nga lëndimi i vetvetes

Policia në Mitrovicë ka njoftuar se në orët e mbrëmjes, të datës 21.07.2022, nga një person ka pranuar informatën, se një familjar i tij kishte dalë nga shtëpia dhe pasi që posedonte armë mund ta rrezikonte vetveten apo edhe dikë tjetër.

Falë reagimit të shpejtë të njësive policore, është arritur të lokalizohet vendndodhja e personit dhe është arritur të evitohet rreziku i lëndimit të vet personit apo edhe dikujt tjetër.

Policia ka arrestuar dhe shoqëruar në Stacionim Policor personin H.T., 39 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili kishte pasur në posedim armën e llojit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësi të provës materiale”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë ndërsa i dyshuari H.T., pasi që ishte nën ndikim të alkoolit nuk është intervistuar. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, të dyshuarit në fjalë i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh dhe ndaj tij është iniciuar rasti dhe do të vazhdojnë hetimet në drejtim të veprës penale ,,Mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.

Exit mobile version