Zyrtarët policorë të Stacionit të Policisë Kufitare-Hani Elezit, në hyrje për në Republikën e Kosovës, në Terminalin Doganor, kanë kontrolluar me pajisje të veçantë (zbulues të pranisë së njerëzve në automjete) një kamion me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), i cili vinte i ngarkuar nga Turqia.
“Gjatë kontrollimit, pas sinjaleve të marra është vendosur që rimorkio të hapet për kontrollim më të detajuar. Pas kontrollit, në rimorkion e kamionit janë hasur dy emigrant: A. Z. nga Algjeria i cili nuk posedonte dokumente identifikimi dhe T. A. nga Libia me një pasaportë të Libisë. Të dyshuarit ishin futur në rimorkio të kamionit duke dëmtuar një pjesë të mbulojës së rimorkios”, njofton policia.
“Gjatë intervistimit të tyre, ata deklarojnë se kanë ardhur nga Greqia në RMV para dy ditëve dhe me pas kanë tentuar të futën në Republikën e Kosovës”.
Rasti është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin kujdestar.