UBT News

​Policia në Ferizaj kontrollon autobusin urban shkak “bartja” e mjeteve të dyshimta nga nxënësit

Policia e Kosovës ka kontrolluar autobusin urban në Ferizaj i cili qarkullon në drejtim të fshatrave Doganaj-Greme dhe Gaçkë dhe aty janë gjetur mjete të rrezikshme që dyshohet se janë të nxënësve.

Policia ka njoftuar se kjo kontroll është realizuar nën dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta bartin me vete mjete të dyshimta, të rrezikshme, si mjete të mprehta-thika, boksa hekuri e të tjera.

Me datën 15.10.2024 nga ora 20:00 në rrugën ‘Enver Topalli’, policia e stacionit në Ferizaj ka bërë kontrollimin e autobusit që qarkullon nga Ferizaj në drejtim të fshatrave Doganaj- Greme dhe Gaçkë. Zyrtarët policor me uniformë dhe ata me rroba civile kanë kontrolluar udhëtarët, me dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta bartin me vete mjete të dyshimta, të rrezikshme, si mjete të mprehta-thika, boksa hekuri e të tjera’, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë gjatë kontrollimit të udhëtarëve, të cilët kanë qenë kryesisht me nxënës, në dyshemenë e autobusit janë gjetur: një armë zjarri, dy thika dhe një ‘’Box hekuri’’, të cilat nuk dihen se kujt i përkasin.

Për të gjitha këto veprime është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është iniciuar një rast për hetim ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armës’. Kontrollimi i autobusëve urban do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative tek nxënësit”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version