Një aksion policor është duke u zhvilluar në Brezovicë.
Aksioni është duke u zhvilluar për ndërtimet pa leje në Brezovicë dhe në disa lokacione tjera.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.
“Është duke u zhvilluar një aksion në disa lokacione. Ka të bëjë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pra ryshfet, dhe ndërtime pa leje”, tregoi Jashari.