Këmbësorët të cilët qarkullojnë në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, e kanë pothuajse të pamundur qarkullimin nëpër trotuare, pasi ato janë të zëna nga veturat.
Zyrtarët policorë në mesditën e së enjtes kanë dalë në aksion për t’i gjobitur veturat të cilat janë parkuar në trotuare të kësaj rruge që gjendet afër parkut të qytetit.