Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, anëtarin e kësaj partie, Frashër Krasniqi dhe anëtarë të tjerë.
Arrestimi i tyre u bë në objektin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Qe disa orë anëtarët e PSD-së kanë hyrë në objektin e ZRrE-së, duke kërkuar publikimin e vendimit për tarifat e reja të rrymës.