Sipas policisë, kjo dasmë është organizuar në kundërshtim me masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Ndaj pronarit të sallës së dasmës është shqiptuar gjobë në vlerë 500 euro, teksa ndaj organizatorit është shqiptuar gjobë prej 200 euro.
“Pas verifikimit policia ndërmori masa në bazë të Ligjit 07L-006 dhe Vendimit të Qeverisë, duke i shpërndarë dasmorët dhe janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro për pronarin e sallonit të dasmës, ndërsa ndaj organizatorit gjobë në vlerë prej 200 euro”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Me datë 06 tetor 2021, rreth orës 15:30, policia kishte pranuar një informacion pasi në një sallon të dasmave në Prizren, kanë organizuar aheng familjar (dasmë), në kundërshtim me masat e vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Andaj, në zbatim të masave dhe informacionit të pranuar njësitë policore kanë ndërmarre veprime të menjëhershme, duke e identifikuar lokacionin ku mbahej ky aheng.
Pas verifikimit policia ndërmori masa në bazë të Ligjit 07L-006 dhe Vendimit të Qeverisë, duke i shpërndarë dasmorët dhe janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro për pronarin e sallonit të dasmës, ndërsa ndaj organizatorit gjobë në vlerë prej 200 euro.
Në lidhje më këtë rast është informuar edhe Inspektori Sanitar. Duhet theksuar se i njëjti sallon i dasmave konsiderohet një recidivist i thyerjes së rregullave për çka vazhdimisht është gjobitur dhe i është mbyllur lokali.