Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarët policor të Stacionit Policor Kufitar Stançiq pas pranimit të informatave inteligjente po kryenin detyrat e tyre në një pikë vëzhgimi afër kufirit dhe përmes punëve operative kanë arritur që të identifikojnë një person të dyshuar në atë zonë.
I dyshuari mashkull/kosovar (1994) ka tentuar t’u ik autoriteteve policore dhe gjatë ikjes ka hedhur një qese të tejdukshme me material të dyshimtë dhe ngjyrë të bardhë brenda.
Policia Kufitare ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshimtin në rrugë dytësore dhe po ashtu të njëjtit i është gjetur në posedim edhe substancë të dyshuar narkotike (rreth 149 gr.)
Lidhur me rastin janë njoftuar edhe njësitet e antidrogës së PK-së të cilat kanë marr në trajtim rastin.
Me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda, i dyshuari dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme.