Mbrëmë stacioni për Mbikëqyrje të Kufirit në Vitomiricë/Radavc, në fshatin Shtupeq i Madh ka pranuar informacione për lëvizjen e një veture të dyshuar.
Njësitë policore kufitare kanë ndërmarrë veprimet operative për verifikim si dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar me targa vendore.
Brenda automjetit gjendeshin, drejtuesi i automjeti, i dyshuari P.H. (1983), mashkull kosovar si dhe një dëshmitar.
Gjatë kontrollit të këtij automjeti, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar:
“një armë e llojit ‘Benelli’ – prodhim italian, 1 armë e llojit ‘Hastan’ – prodhim turk, 1 pako me 20 fishekë të kalibrit 308 WIN, 1 pako me 23 fishekë të llojit sterling, të kalibrit 12 mm., 1 pako me 5 fishekë 12 mm., 1 pako me 9 fishekë të 12mm.,2 këllëfë të armëve të gjata”.
Pas kompletimit të rastit me urdhër të prokurorit, armët dhe municioni sekuestrohen, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.