Policia e Kosovoës ka kontrolluar një objekt në Zveçan, ku në katin e saj të tretë janë gjetur dhjetëra hasë të mbushur me rërë të cilat kanë qenë si istikame për të sulmuar Policinë dhe në mbrojtje të barrikadës dhe kontrollimit të rrugës kryesore që të dërgon në Zveçan.
Kështu ka deklaruar zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani. Sipas tij, ky objekt publik është shfrytëzuar nga pjesëtarët e organizatave terroriste si Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut.
“Kjo është edhe një dëshmi se grupet kriminale kanë qenë të armatosur rëndë dhe kanë pasur plane që të sulmojnë Policinë e Kosovës në rast se ata do të tentonin t’i largonin barrikadat”, tha ai.