Dy armë zjarri të llojit AK-47, disa karikatorë, një sasi e municionit dhe një elektroshok janë sekuestruar në Zveçan. Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.
“Policia e Kosovës posedon informacione lidhur me personin e dyshuar mashkull serb të cilit i përket shtëpia e banimit, e i cili dyshohet se gjendet në Serbi”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje bëhet e ditur se ky rast nuk ndërlidhet me procesin e votimit, për apo kundër largimit nga funksioni i Kryetarëve të Komunave të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.