Policia ka konfiskuar 21 katalizatorë të veturave të ndryshme të cilat i ka hasur në veturën e një të dyshuari të cilën e kanë ndaluar për kontroll në fshatin Stanqiq.
Në veturën me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, gjatë kontrollit kanë gjetur edhe 2 kilogramë duhan. Katalizatorët dhe duhanin i dyshuari i kishte blerë në Maqedoni.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.