UBT News

Policia kërkon ndihmën tuaj për arrestimin e një personi nga Deçani

Policia e Kosovës kërkon ndihmën tuaj për ta gjetur 29-vjeçarin, Veton Memaj nga Deçani, i cili është i dënuar për veprat lëndim i rëndë trupor dhe mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin policor.

Më poshtë janë opsionet kontaktuese me Policinë lidhur me rastin.

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com./UBTNews

Exit mobile version