UBT News

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur Sokol Halilin për vrasjen e shtatzënës

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët për ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes shtatzënë në QKUK, e i cili ende ndodhet në arrati.

“I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë”, thuhet në kërkesën e Policisë.

Policia ka apeluar qytetarët që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar të kontaktohet policia në numrin e telefonit: 192.

Exit mobile version