Njësiti i hetimeve të përgjithshme që vepron në kuadër të Stacionit Policor në Prizren, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.
I dyshuari NN, kërkohet për veprën penalë “Shpërdorim i pasurisë së huaj” që ka ndodhur më 25 shtator 2023 në Prizren.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, dhe në numrin kontaktues 192 ose sektorin e hetimeve te stacionit policor në Prizren, ndërsa të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.